Edhe Federata e Futbollit shqiptar në Gjermani rreshtohet në përkrahje të Agim Ademit

  • 07 December 2019 - 14:54
Edhe Federata e Futbollit shqiptar në Gjermani rreshtohet në përkrahje të Agim Ademit

Ka reaguar edhe Federata e Futbollit shqiptar në Gjermani lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në FFK.

Federata e Futbollit e Kosovës është trazuar gjatë ditëve të fundit pasi që grupit opozitar të saj i është bashkuar edhe njëri ndër zyrtarët më të lartë të vetë Federatës, zëvendëssekretari tashmë i shkarkuar, Arianit Ahmeti.

Ahmeti pretendon se Agim Ademi nuk ka mandat katërvjeçar deri në vitin 2022,  por vetëm deri ne vitin 2020, duke e konfirmuar vendosmërinë e tij për ta marrë postin e kryetarit në FFK.

Arianit Ahmeti thotë se e ka mbështetjen e 41 prej gjithsej 59 delegatëve në FFK për ta rrëzuar Ademin nga posti i presidentit të FFK-së.

Reagimi i FFSHGJ:

(Kosova Sot Online)