Reali me 10 lojtarë mposhti Espanyolin dhe rrëmbeu kreun në La Liga

  • 07 December 2019 - 15:06
Reali me 10 lojtarë mposhti Espanyolin dhe rrëmbeu kreun në La Liga

Reali është lider i La Ligës, por përkohësisht, deri në mbrëmje kur Barcelona të presë në ‘Camp Nou’ Mallorcan…

Real Madridi e ka mposhtur 2-0 Espanyolin në ‘Santiago Bernabeu’, për t’i rrëmbyer pikët e plota dhe për të shkuar në plus 3 diferencë me rivalin, Barcelonës.

Los Blancos shënuan nga një gol në të dyja pjesët kundër një skuadre që ua bëri fitoren të vështirë.

Raphael Varane shënoi golin e parë, për 1-0 në minutën e 37’, derisa vulosi gjithçka Karim Benzema në pjesën e dytë, në minutën e 79’, duke shënuar për 2-0.

Reali luajti me një lojtar më pak nga minuta e 83’, pasi Ferland Mendy mori dy të verdhë brenda 20 minutave për t’u përjashtuar nga loja me të kuq.

Me këtë fitore, Reali ka rrëmbyer pozitën e parë në La Liga me 34 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Barça që nga ora 21:00 do të ketë punë me Mallorcan. 

(Kosova Sot Online)