Montpellier befason PSG-në, kalon në epërsi përmes autogolit të Paredes

  • 07 December 2019 - 18:18
Montpellier befason PSG-në, kalon në epërsi përmes autogolit të Paredes

Montpellier ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, e cila po zhvillohet për momentin në Stade de la Mosson, në kuadër të xhiros së 17-të të Ligue 1.

Në minutën e 41-të të ndeshjes, nikoqirët kaluan në epërsi në ndeshjen kundër liderëve dhe kampionëve në fuqi të ligës elitare franceze, përmes autogolit të shënuar nga Leandro Paredes,.


(Kosova Sot Online)