Neymar, Mbappe e Icardi ia japin PSG-së fitoren kundër Montpellier

  • 07 December 2019 - 19:52
Neymar, Mbappe e Icardi ia japin PSG-së fitoren kundër Montpellier

Paris Saint-Germaini ka arritur t’i marrë tri pikët e ndeshjes kundër Montpellier, që përfundoi me rezultat 3:0, të vlefshme për xhiron e 17-të të Ligue 1, përmes ndihmës nga Neymar, Kylian Mbappe e Mauro Icardi.

Skuadra e Thomas Tuchel e dominoi ndeshjen e zhvilluar si mysafir në Stade de la Mosson, duke e mbajtur më shumë posedimin e topin dhe duke krijuar dukshëm më shumë raste gjatë 90 minutave të lojës.

Megjithatë, djemtë e Tuchel ishin në vështirësi në fillim, pasi që Montpellier kaloi në epërsi në minutën e 41-të falë një autogoli nga Leandro Paredes.

Por, skenari i ndeshjes ndryshoi plotësisht pasi Pedro Mendes i skuadrës nikoqire u ndëshkua me karton të kuq, pasi që lideri i Ligue 1, Paris Saint-Germaini, pastaj e pasqyroi dominimin e shfaqur në posedim deri atëherë edhe në gola.

Fillimisht rezultatin e barazoi  Neymari nga gjuajtja e lirë në minutën e 74-të, pastaj golat e Kylian Mbappes dhe Mauro Icardit në shtatë minutat e radhës ia vulosën fitores gjigantit francez.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini  e ka përforcuar pozitën e parë në tabelën e Ligue 1, me 39 pikë të fituara nga 16 ndeshjet e para, me tetë pikë epërsi ndaj Marseille, që radhitet e dyta.

(Kosova Sot Online)