Juventusi synon ta rimarrë kreun e Serisë A kundër Lazios

  • 07 December 2019 - 19:54
Juventusi synon ta rimarrë kreun e Serisë A kundër Lazios

Juventusi i Maurizio Sarrit synon sonte ta rimarrë kreun e tabelës së Serisë A me një fitore kundër Lazios, që radhitet në pozitën e tretë.

Lazio do ta presë sonte në orën 20:45 kampionin në fuqi të Serisë A, Juventusin, në stadiumin Olimpico, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të sezonit 2019/20 të Premierligës.

Juventusi synon që në këtë ndeshje ta arrijë edhe fitoren e katërt radhazi kundër Lazios, përderisa Lazio s’ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 20 ndeshjet e fundit kundër Juventusit.

E përderisa Lazio i ka fituar katër ndeshjet e veta të fundit në të gjitha garat, Juventusi s’di për humbje që 20 ndeshje.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Dybala, Ronaldo.

(Kosova Sot Online)