Joshua e Ruiz arrijnë në arenën e rimeçit

  • 07 December 2019 - 21:06
Joshua e Ruiz arrijnë në arenën e rimeçit

Tani gjithçka është gati për rimeçin mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr, i cili do të zhvillohet pas rreth një ore. Të dy boksierët tashmë kanë arritur në stadiumin ku do të zhvillohet Rimeçi, në Arabi Saudite.

 Para tetë muajve, Andy Ruiz Jr. e shkroi njërën ndër historinë më të mrekullueshme në botën e boksit, kur e tronditi botën duke e nokautuar në rundin e shtatë kampionin e pamposhtur të peshave të rënda, Anthony Joshuan. Ruiz kishte hyrë në atë ndeshje me parashikimet se do të humbte me lehtësi ndaj anglezit.


(Kosova Sot Online)