Joshuas i ndërpritet festimi në gjysmë, urdhërohet ta mbrojë një titull ndaj këtij boksieri

  • 08 December 2019 - 09:50
Joshuas i ndërpritet festimi në gjysmë, urdhërohet ta mbrojë një titull ndaj këtij boksieri

Presidenti i Organizatës Botërore të Boksit, Francisco Varcarcel, e ka urdhëruar Anthony Joshuan ta mbrojë titullin në divizionin WBO kundër sfiduesit mandatar Oleksandr Usyk, pas triumfin në rimeçin e së shtunës kundër Andy Ruiz Jr.

Boksieri britanik fitoi ndaj meksikanit me vendim unanim të gjyqtarëve 118-110, 118-110 dhe 110-109 të shtunën në Riad të Arabisë Saudite, kështu duke i kthyer në pronësi kështu titujt WBA, IBF dhe WBO, të cilët i kishte humbur pikërisht ndaj Ruiz gjatë verës në Nju Jork.

Image
Oleksandr Usyk i Ukrainës

Por pak pasi Joshua e shijoi hakmarrjen, presidenti i WBO-së theksoi se 30-vjeçari duhet të luftojë ndaj ukrainasit Usyk brenda 180 ditëve.

Kjo nënkupton se Joshua do ta mbrojë titullin në WBO para 4 qershorit.

Nëse Joshua nuk pajtohet për të luftuar me ukrainasin para kësaj date, atëherë do të detyrohet ta dorëzojë titullin.

(Kosova Sot Online)