Ter Stegen ka më shumë asiste se Hazard në La Liga

  • 08 December 2019 - 10:44
Ter Stegen ka më shumë asiste se Hazard në La Liga

Marc-Andre ter Stegen e regjistroi asistin e dytë personal këtë sezon në La Liga, pasi e përgatiti golin e Antoine Griezmann në fitoren e Barcelonës 5:2 kundër Real Mallorca.

Shumica e lojtarëve të Mallorcas ishin në zonën e Barcelonës gjatë një rivënieje nga këndi, portieri gjerman e kapi topin dhe e pasoi direkt te Griezmann në krahun e majtë, i cili doli ballë për ballë me portierin dhe shënoi.

Francezi e kaloi gjysmën e fushës i vetëm dhe e paraboloi portierin Manolo Reina duke i dhënë epërsinë Barçës.

Ter Stegen e bëri asistin e parë këtë sezon në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Getafes në një ndeshje të shtatorit.

Kjo nënkupton se portieri i Barçës e ka një asist më shumë se ylli i Real Madridit, Eden Hazard.

I ardhuri i Madrid gjatë verës, Hazard e ka regjistruar vetëm një asist në fanellën e bardhë në ligë deri tani. 

(Kosova Sot Online)