Messi e kalon Ronaldon, thyen tjetër rekord

  • 08 December 2019 - 11:47
Messi e kalon Ronaldon, thyen tjetër rekord

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë lojtari i vetëm që i shënon 10 apo më shumë gola në secilin prej 14 sezoneve të kaluara në pesë ligat kryesore evropiane, pas het-trikut kundër Real Mallorcas të shtunën.

Sulmuesi argjentinas Messi i shënoi tre gola mbresëlënës duke e çuar në 12 numrin e përgjithshëm të golave personal këtë sezon në La Liga, duke i ndihmuar Barçës ta mundë 5:2 Mallorcan në Camp Nou.

Shkëlqimi dhe golat në ndeshjen e të shtunës vijnë më pak se një javë pasi Messi u bë lojtari i parë në histori të futbollit që e fiton gjashtë herë Topin e Artë. 

Messi e kaloi ish-yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, si lojtari më me së shumti het-trika në histori të La Ligës, pasi ai i mbrëmshmi ishte i 35-të për të.

Përkundër se e nisi ngadalë sezonin 2019/20, për shkak të lëndimit që ia pamundësoi paraqitjen në shumë ndeshje, Messi tani ka 12 gola në liga, por mjaftueshëm për ta kaluar Karim Benzeman në vendin e parë në garë për golashënuesin me të mirë në ligë.

Dhe mjaftueshëm për t’u bërë lojtari i parë që i shënon 10 apo më shumë gola në 14 sezone radhazi në pesë ligat kryesore evropiane.

(Kosova Sot Online)