Sarri pas humbjes së parë të Juventusit në Serie A

  • 08 December 2019 - 14:33
Sarri pas humbjes së parë të Juventusit në Serie A

Maurizio Sarri nuk ishte shumë i shqetësuar pasi Juventus pësoi humbjen e tyre të parë të sezonit në Serie A me rezultat 3-1 kundër Lazio.

Bianconerët ishin të pamposhtur në të gjitha garat, por rekordin të tyre iu erdhi fundi në Stadio Olimpico, ku u mposhtën.

“Mendoj se patëm një pjesë të parë të mirë, duke bërë shumë, shumë mirë, por për fat të keq lejuam atë gol menjëherë në fund të pjesës”, ka thënë fillimisht Sarri për DAZN.

“Pjesa e dytë u mbizotërua nga incidente, shumica prej të cilave shkuan kundër nesh, por kur ishim 11 kundër 11, ne bëmë shumë mirë”. 

“Ne nuk i respektuam detyrat tona, sepse lojtarët ishin në pozita të gabuara, ishte një shpërqendrim dhe ju paguani për këtë. Ne kishim vendosur para ndeshjes në pozicione të caktuara dhe nuk i mbuluam ato”.

“Nuk pashë shumë gabime në pjesën e parë, i kaluam mirë dhe patëm fatin ta bëjmë 2-0 me Cristianon. Ne ndoshta ishim pak të ngadaltë për të reaguar”.

“Në pjesën e dytë, kur loja dukej se ishte në një gjendje më të ekuilibruar, kartoni i kuq ndryshoi gjithçka”.

“Ne e humbëm ndeshjen, por për të qenë i sinqertë, pashë përmirësime në ekipin tim”, përfundoi trajneri italian.

(Kosova Sot Online)