Edon Zhegrovës s’ka kush ia merr topin

  • 08 December 2019 - 16:46
Edon Zhegrovës s’ka kush ia merr topin

Basel është duke e mposhtur 1-0 Sionin në “St. Jakob-Park”

Golin e ka shënuar mbrojtësi 21-vjeçar, Eray Comert, në minutën e 23’, pas një asisti nga shqiptari, Taulant Xhaka.

Pak para shënimit të golit, Edon Zhegrova tregoi klasin me të majtën magjike, duke mos lejuar kundërshtarët t’ia heqin atë nga këmba.

Javën e kaluar ai shënoi dhe asistoi dhe xhirove të fundit po luan titullar, duke treguar klasin ndeshje pas ndeshje, çka edhe e ka fituar besimin e trajneri, Marcel Koller.

11 ndeshje, 2 gola dhe 3 asiste, këto janë statistikat e Zhegrovës deri më tani në sezonin 2019/20. 

(Kosova Sot Online)