Fjalosje mes tifozëve të Milanit, theret me thikë një person

  • 09 December 2019 - 08:39
Fjalosje mes tifozëve të Milanit, theret me thikë një person

Një tifoz i Milanit është therur me thikë pranë stadiumit të Bolognës, Dall’Ara, të dielën mbrëma dhe thuhet të jetë në gjendje serioze.

Sky Sport Italia dhe Il Messaggero raportojnë se incidenti ndodhi pas një fjalosjeje mes tifozëve të Milanit kur ata po largoheshin nga stadiumi, pas fitores së kuqezinjve 3:2 kundër Bolognës.

Tifozi është therur në abdomen dhe u dërgua në spitalin në Bolognës në gjendje të rëndë.

RAI Sport raporton se tifozi është jashtë rrezikut për jetë, por mbetet në gjendje të rëndë.

Mediat lokale në Bologna shkruajnë se fjalosja mes tifozëve të Milanit nisi kur lojtarët hodhën fanella në tribuna pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo bëri që ata të fjalosen për fanellat e lojtarëve të Milanit dhe si pasojë njëri prej tifozëve e pësoi rëndë. (Kosova Sot Online )