Milani ka dy oferta për Bonaventuran

  • 09 December 2019 - 09:22
Milani ka dy oferta për Bonaventuran

Milani mund të mbetet pa mesfushorin e avancuar Giacomo Bonaventura. Skuadra italiane ka marrë dy oferta për yllin e vet, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

30-vjeçari mund të largohet nga San Siro gjatë afatit kalimtar të janarit nëse nuk aktivizohet më shumë.Roma dhe Fiorentina janë dy skuadrat që kanë bërë oferta në drejtim të Milanit për lojtarin.

Calciomercato ka raportuar se kuqezinjtë janë gati ta shesin yllin e tyre nëse dy klubet italiane rritin ofertat e tyre në 15 milionë euro.

Reprezentuesi italian i është bashkuar Milanit në verën e vitit 2014 nga Atalanta. 

(Kosova Sot Online )