Pamje: Ylli i UFC-së pëson çarje brutale në buzë gjatë meçit

  • 09 December 2019 - 10:16
Pamje: Ylli i UFC-së pëson çarje brutale në buzë gjatë meçit

Alistair Overeem e ka pësuar një çarje brutale në buzë pasi mori një goditje të fuqishme nga Jairzinho Rozenstruik në një meç të UFC-së.

Overseem ishte vetëm pak sekonda larg fitores në meçin e zhvilluar në Washington DC, sepse po printe me pikë, por një goditje e fortë me të djathtën nga i pamposhturi Rozenstruik e tronditi atë.

Pamjet në xhirim të ngadalësuar tregojnë qartë sesi buza e Overeem çahet për disa centimetra pas goditjes.

38-vjeçari ia doli të çohet në këmbë pas kësaj goditjeje, por kishte dhimbje të tmerrshme.

Gjyqtari Dan Miragliotta vendosi ta ndalë luftën në minutën e pestë të rundit të pestë, edhe pse Overeem po fitonte.

(Kosova Sot Online)