Chelsea favorit për ta transferuar Sanchon, anglezi do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit

  • 09 December 2019 - 13:05
Chelsea favorit për ta transferuar Sanchon, anglezi do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit

Jadon Sancho është duke numëruar ditët e fundit si futbollist i Borussia Dortmundit.

Sulmuesi anglez nuk ka pasur raporte të mira së fundmi me klubin dhe ka kërkuar largimin për tu rikthyer në Ligën Premier.

Skuadrat më të mëdha angleze si Chelsea, Liverpool, Arsenal, Manchester United e Manchester City janë vënë pas tij.

Por duket se ekipi favorit për të nënshkruar me anësorin është Chelsea, marrë parasysh edhe raportet e mira që kanë me Dortmundin.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë publikuar lajmin se Chelsea ka bërë gati 119 milionë euro për transferimin e Sanchos. 

Kjo ofertë e ka kënaqur Dortmundit që thuhet se do ta pranojë, por tani i mbetet Chelseat që të gjejë një gjuhë të përbashkët me Sanchon.

Nëse realizohet ky transferim, atëherë Sancho do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Chelseat.

19-vjeçari anglez këtë edicion është paraqitur në 19 takime në të gjitha garat për Dortmundin ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 10 asistime.

(Kosova Sot Online)