Ronaldo pendohet që e braktisi Real Madridin, e pranon para shokëve

  • 09 December 2019 - 14:33
Ronaldo pendohet që e braktisi Real Madridin, e pranon para shokëve

Cristiano Ronaldo është penduar dhe e ka pranuar se gaboi që e braktisi Real Madridin për të nisur gjithçka nga fillimi në Juventus në moshën 33-vjeçare.

Ronaldo thuhet t’u ketë thënë disa ish-bashkëlojtarëve të Real Madridit se është penduar që është larguar nga gjiganti spanjoll për klubin italian dhe beson se do ta kishte fituar Topin e Artë më 2018 dhe 2019 sikur të ishte ende në Santiago Bernabeu, sipas ABC.

Sulmuesi portugez e tronditi botën e futbollit kur iu bashkua Juventusit në qershor të vitit 2018 për 100 milionë euro.

Por që prej atëherë, karriera e tij e shquar ka pësuar rënie sa i përket statistikave individuale.

Rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi i Barcelonës, e fitoi Topin e Artë 2019 për herë të gjashtë rekorde në karrierë, duke e lënë prapa 34-vjeçarin, që ka pesë.

Një vjet më parë, ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridit, Luka Modric, u shpall fitues i këtij çmimi.

Ronaldo nuk ka qenë në formën më të mirë së fundmi. Ai është zëvendësuar shpesh. Numri i golave të tij ka rënë goxha shumë.

Cristiano i ka shënuar vetëm 8 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Messi, ndërkohë, e ka lënë prapa lëndimin që ia humbi shumë lojë në fillim të sezonit. Argjentinasi e ka kaluar Karim Benzeman në garë për Këpucën e Artë në Spanjë, duke e çuar në 12 numrin e përgjithshëm të golave. 

(Kosova Sot Online)