“Inter – Barcelona, si një finale”

  • 09 December 2019 - 14:52
“Inter – Barcelona, si një finale”

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se sa herë që zikaltrit luajnë kundër Barcelonës ta japim ndjesinë se po luhet një ndeshje finale dhe parashikoi se këto dy klube do të dhurojnë shfaqje madhështore të martën mbrëma.

Gjiganti katalonas e viziton stadiumin Giuseppe Meazza si fitues i grupit të martën, por Interit i duhen tri pikë për t’u siguruar absolutisht se do ta kalojë fazën grupore në Ligën e Kampionëve.

Ish-presidenti tha se zikaltrit nuk duhet të mendojnë për rezultatin e ndeshjen Borussia Dortmund – Slavia Praga, por të përqendrohen për të fituar ndaj kampionit spanjoll.

“Ndeshja Inter- Barcelonë është gjithmonë e veçantë, për historinë, për prestigjin dhe për cilësinë e madhe që kanë të dy ekipet. Gjithmonë është si finale”, tha Moratti.

“Askush nuk dëshiron të dështojë. Pritjet janë shumë të mëdha prej të dyja klubeve dhe jam i sigurt se do ta shohim një shfaqje madhështore në San Siro”, shtoi ai.

“Interi duhet patjetër të futet në fushë vetëm me një qëllim: për të fituar. Nuk duhet të mendojë shumë për rezultatin në ndeshjen e Dortmundit”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)