Kosovarët mposhtin Neymarin në CS:GO

  • 09 December 2019 - 15:48
Kosovarët mposhtin Neymarin në CS:GO

Pavarësisht faktit se loja elektronike CS:GO u lansua 7 vjet më parë, në gusht të vitit 2012, ajo ende po vazhdon të jetë loja më e popullarizuar online.

Sipas të dhënave të nxjera në janar të vitit 2019, kjo lojë elektronike ka më shumë se 20 milionë lojtarë aktiv në muaj, duke dyfishuar shifrat prej majit të vitit 2016. Nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë ata që e duan këtë lojë – edhe të famshmit pëlqejnë ta luajnë atë.

Njëri nga ata është edhe sulmuesi i PSG, Neymar, i cili është i famshëm në këtë lojë dhe ka një ekip të tij. E grupi kosovar, “KPS” (KOSOVA PUBLIC SERVER), ka arritur ta mposhtë ekipin e yllit të Parisit. KPS arriti që ta mposhtë ekipin Furia me një rezultat prej 16 me 10.

Counter-Strike: Global Offensive është një video lojë me shumë lojtarë, e zhvilluar nga Valve dhe Hidden Path Entertainment. Ajo është loja e katërt në serinë e Counter-Strike dhe ishte lëshuar për Windows, OS X, Xbox 360 dhe PlayStation 3 më 3 gusht, 2012.

(Kosova Sot Online)