Conte: Do të japim gjithçka nga vetja për ta mposhtur Barcelonën

  • 09 December 2019 - 15:51
Conte: Do të japim gjithçka nga vetja për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është zotuar se skuadra e tij do të japë gjithçka nga vetja për ta arritur 1/8 e finales, në përballjen e së martës me Barcelonën në ndeshjen e fundit në fazën grupore në Ligën e Kampionëve.

Nëse Interi e mposht Barcelonën, atëherë do të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt si skuadra e dytë nga Grupi F pas katalonasve.

Për ta arritur këtë, Conte ka thënë se lojtarëve të tij i duhet ta përdorin përvojën.

“Është ndeshje e rëndësishme, natyrisht. Ne luajmë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt dhe ky është moment i rëndësishëm”, tha Conte.

“Ne duam të vazhdojmë të luajmë në këtë garë, me lojtarë të cilëve u duhet përvoja”, shtoi ai.

“Barcelona është shumë e fortë dhe e ka siguruar vendin e parë në grup. Kjo nënkupton se ata do të luajnë pa presion. Kjo nuk ndryshon asgjë, megjithatë. Ne duhet të luajmë mirë, të japim gjithçka nga vetja”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)