Barça e Interi flasin për shkëmbimin Vidal – Lautaro

  • 09 December 2019 - 16:21
Barça e Interi flasin për shkëmbimin Vidal – Lautaro

Gjiganti katalunas e do sulmuesin argjentinas, ndërsa mesfushori kilian mund të përfundojë në Itali

Barcelona dhe Interi po planifikojnë të flasin për shkëmbimin e yjeve të tyre.

Gjiganti katalunas ia ka vënë syrin sulmuesit të “Nerazzurri”, Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër, Zikaltrit e duan mesfushorin e klubit spanjoll, Arturo Vidal.

Prandaj, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se dy klubet po e mendojnë strategjinë e shkëmbimit të lojtarëve.

Barça është e gatshme t’ia japë Interit Vidalin plus para për Lautaron, i cili sot është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. 

(Kosova Sot Online)