Aston Villa interesohet për Pedron

  • 09 December 2019 - 17:03
Aston Villa interesohet për Pedron

Sulmuesi spanjoll mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, por ai mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë

Pedro Rodruguez po planifikon të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, mediumi britanik “The Telegraph” shkruan se interesim për përfaqësuesin spanjoll ka shfaqur klubi tjetër anglez, Aston Villa.

Ish-futbollisti i Barcelonës mund të përfundojë në “Villa Park”, ku do të mund të luante në vazhdimësi.

Aktualisht, Pedro nuk po ka hapësira të mjaftueshme tek “Blues” pasi trajneri Frank Lampard ka preferenca të tjera.

Ai i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në Premierligë me Chelsean këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)