Tottenhami, 110 milionë euro për Koulibalyn

  • 09 December 2019 - 17:09
Tottenhami, 110 milionë euro për Koulibalyn

Jose Mourinho është i vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, të cilin e pëlqejnë edhe gjigantët tjerë të futbollit evropian

Kalidou Koulibaly është sot njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë.

Për këtë, klubet e njohura ia kanë vënë syrin futbollistit të Napolit.

Sipas mediumit “El Desmarque”, interesim për futbollistin afrikan së fundmi ka shfaqur Tottenhami.

Trajneri Jose Mourinho po e përgatit një ofertë prej 110 milionë eurosh për Koulibalyn.

“Special One” tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit italian për 28 vjeçarin, të cilin e do në afatin kalimtar të janarit.

Koulibaly i ka zhvilluar 13 ndeshje me Napolin në Serie A këtë sezon.

(Kosova Sot Online)