Liverpooli gati të hyjë në histori, 2 ndeshje për 24 orë

  • 09 December 2019 - 18:45
Liverpooli gati të hyjë në histori, 2 ndeshje për 24 orë

Liverpooli është gati që të hyjë në histori, edhe pse nuk e dëshiron këtë gjë, është e detyruar t’i luajë dy takime brenda 24 orëve

Për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe mungesës së datave alternative, skuadra e Jurgen Klopp do të jetë e detyruar të luajë si në Botërorin e Klubeve ashtu edhe në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze ndaj Aston Villas në harkun e 24 orëve.

“The Reds”, në fakt, do të jenë të impenjuar në Katar në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit të klubeve më 18 dhjetor, ndërkohe që një ditë më parë, në 17 dhjetor do të luajnë me Aston Villas.

Kjo situatë i shtyn drejtuesit e Liverpoolit që të hedhin në fushën e lojës 2 skuadra të ndryshme.

Ndërsa në Botërorin e klubeve “The Reds” do të luajnë me futbollistët kryesorë, në përballjen me Aston Villan do të hyjë me një ekip të formuar nga të rinjtë.

Ky vendim i klubit u bë i ditur nga drejtuesit e klubit në fillim të muajit nëntor, pasi trajneri Klopp kërcënoi me tërheqjen e skuadrës së tij nga Kupa e Ligës teksa u ankua për këtë kalendar kaq të ngjeshur.

Edhe pse u kryen bisedime të shumta në lidhje me këtë çështje, nuk u evitua dot zhvillimi i dy ndeshjeve në 24 orë nga Liverpooli në një distancë prej 5500 km, por të paktën në këtë mënyrë u garantua pjesëmarrja e kësaj skuadre në të dyja këto kompeticione.


(Kosova Sot Online)