Rakitic apo Vidal – Interi në dilemë se cilin ta transferojë në janar

  • 10 December 2019 - 08:37
Rakitic apo Vidal – Interi në dilemë se cilin ta transferojë në janar

Interi thuhet se dëshiron ta transferojë Ivan Rakiticin ose Arturo Vidalin në afatin kalimtar të janarit, por ende po kanë vështirësi.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Nerazzurët janë në bisedime me Barcelonën për transferimin e dy mesfushorëve, por vetëm njëri do të kalojë në Giusseppe Meazza. Kështu si qëndrojnë gjërat, Vidal duket si një opsion më i mundshëm, pasi Ernesto Valverde e pëlqen lojën e mesfushorit kroat. Gazeta raporton se në Camp Nou po mendojnë që të shesin njërin prej tyre, por që të dy kanë kontrata deri në vitin 2021. 

Por, Nerazzurët nuk duan që të ofrojnë shumë para në transferimin e njëri prej tyre, derisa Blaugaranasit kërkojnë mbi 40 milionë euro.

Vidali thuhet se mund të kalojë te Interi për një shumë rreth 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )