Kingsat mposhtin Rockets me trepikëshin “buzzer-beater” të Bjelicas

  • 10 December 2019 - 11:37
Kingsat mposhtin Rockets me trepikëshin “buzzer-beater” të Bjelicas

Nemanja Bjelica e shënoi një trepikësh “buzzer-beater” dhe Sacramento Kings e mori fitoren me rezultat 119:118 kundër nikoqirit Houston Rockets të hënën, në kuadër të NBA.

Bjelica shënoi trepikësh nga dhjetë metra larg, pas një pasimi nga Cory Joseph. Bjelica shënoi mbi PJ Tucker për ta mbyllur ndeshjen me 17 pikë të grumbulluara.

Westbrooku theu rekord personal për këtë sezon me 34 pikët e tij për Rockets, të cilët i kishin fituar 18 nga 20 takimet paraprake me Kings. James Harden kontribuoi me 27 pikë dhe dhjetë asiste, ndërsa Tucker i regjistroi 19 kërcime, më së shumti brenda një ndeshjeje në karrierë.

Detroit Pistons 105 – New Orleans Pelicans 103

Derrick Rose ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës me 21 pikë, përfshirë këtu koshin vendimtar të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, të cilën e Detroiti e fitoi në New Orleans.

Milwaukee Bucks 110 – Orlando Magic 101

Giannis Antetokounmpo i shënoi 32 pikë dhe i bëri 13 kërcime, përderisa Milwaukee e vazhdoi ecurinë më të mirë në NBA me 15 fitore radhazi dhe kundër Orlandos.

Toronto Raptors 93 – Chicago Bulls 92

Pascal Siakam i shënoi 22 pikë dhe mysafiri Toronto u kthye nga një deficit prej tetë pikësh në çerekun e katërt për ta mposhtur Chicagon dhe për t’i dhënë fund ecurisë prej tetë humbjeve radhazi.

Boston Celtics 110 – Cleveland Cavaliers 88

Kemba Walker i shënoi 22 pikë, Gordon Haward e mbylli ndeshjen me 14 pikë në kthimin e tij nga lëndimi i dorës, dhe Boston arriti të marrë fitore kundër Cleveland.

Los Angeles Clippers 110 – Indiana Pacers 99

Paul George i shënoi shtatë trepikësha në paraqitjen e tij me 36 pikë kundër ish-klubit të tij, përderisa Los Angeles, që luajti pa Kawhi Leonardin, e mposhti Indianan në Indianapolis.

Oklahoma City Thunder 104 – Utah Jazz 90

Dennis Schroder i shënoi 27 pikë pasi u inkuadrua në lojë nga stoli për t’ia dhënë epërsinë Oklahomas në fitoren kundër Utah në Salt Lake City.

Phoenix Suns 125 – Minnesota Timberwolves 109

Devin Booker i shënoi 26 pikë dhe ishte i saktë në tre trepikësha, përderisa Kelly Oubre Jr. i shënoi 24 pikë në ditëlindjen e tij të 24-t, duke ia dhënë kështu Phoenixit fitoren kundër Minnesotas.

Memphis Grizzlies 110 – Golden State Warriors 102

Memphisi i shfrytëzoi gjashtë trepikësha për të kaluar në epërsi qysh në shtatë minutat e parë të ndeshjes dhe pastaj e mbajti epërsinë deri në fund të fitores kundër Golden State në San Francisco. 

(Kosova Sot Online)