Peja përforcohet me një amerikan

  • 10 December 2019 - 12:32
Peja përforcohet me një amerikan

Klubi i basketbollit Peja është përforcuar me një lojtar amerikan.

Verdhezinjtë e kanë paraqitur në Federatën e Basketbollit të Kosovës për regjistrim basketbollistin Johnson Nigel Armoni, i cili së fundmi ka luajtur në Canton Charge G-league në SHBA.

Siç njofton shtëpia e basketbollit kosovar, lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për Pejën pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtareve në FBK.

Peja u rikthye këtë sezon në Superligë pas pushimit të aktivitetit që e pati për një kohë.

Pa dyshim, rikthimi i këtij klubi e ka hijeshuar elitën e basketbollit kosovar.

(Kosova Sot Online)