
Lexoni edhe:
U ftua të luajë kundër Kosovës, suedezi Karlsson shprehet i lumtur
Sulmuesi i rrezikshëm uruguaian po e kalon vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Edinson Cavani është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.
Palët nuk duken të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin, prandaj sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga kryeqyteti francez.
Dhe, PSG-ja mund ta shesë atë gjatë janarit, për të mos e humbur pa para verën e ardhshme. U ftua të luajë kundër Kosovës, suedezi Karlsson shprehet i lumturLexoni edhe:
Sipas mediumit “France Football”, përfaqësuesit uruguaian ia kanë vënë syrin Atletico Madridi dhe ish-klubi i tij, Napoli.
Pas arritjes së Mauro Icardit, Cavani ka dalë në plan të dytë në “Parkun e Princave”.
Andaj, “El Matador” po mendon të largohet prej aty.
Atë e duan edhe në Angli, respektivisht Manchester Unitedi.
Ndërkohë, për Cavanin interesim ka shfaqur edhe klubi amerikan, Inter Miami, i cili është në pronë të legjendës angleze, David Beckham.
(Kosova Sot Online)