Kosova U-16, U-18 dhe U-20 mësojnë kundërshtarët – Njëri turne mbahet në Kosovë

  • 10 December 2019 - 14:02
Kosova U-16, U-18 dhe U-20 mësojnë kundërshtarët – Njëri turne mbahet në Kosovë

Në Freising të Gjermanisë sot u hedhur shorti për Përfaqësueset e reja në basketboll, ku grupmoshat e djemve të Kombëtares së Kosovës mësuan kundërshtarët. Ndërsa, Divizioni C në kategorinë e Kombëtareve të djemve U-16 do të mbahet në Prishtinë.

Në verën e ardhshme Kosova do të përfaqësohet me pesë Përfaqësuese, tri në konkurrencën e djemve dhe dy në atë të vajzave. Të gjithë ekipet kombëtare do të garojnë në Divizionin B, kurse Kosova U16 e djemve do të garojë në Divizionin C, që do të mbahet në Prishtinë.

Përderisa për fatin e ekipeve të vajzave mund të lexoni duke klikuar këtu, më poshtë mund t’i mësoni kundërshtarët e ekipeve të djemve: 

– Kosova U20 do të jetë në Grupin D së bashku me Bullgarinë, Bjellorusinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Irlandën. Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.

– Kosova U18 do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë. Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.

– Kosova U16 do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën. Kosova U16 do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020.

(Kosova Sot Online)