Propozimi i Ramosit: Një Top i Artë për Messin e Ronaldon, një për të tjerët

  • 10 December 2019 - 15:42
Propozimi i Ramosit: Një Top i Artë për Messin e Ronaldon, një për të tjerët

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka propozuar që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të garojnë për një Top të Artë të tyren, ndërsa futbollistët e tjerë të garojnë për një tjetër Top të Artë.

Lionel Messi i Barcelonës e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë këtë vit, duke e mposhtur kështu qendërmbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.

Ylli i Juventusit, Ronaldo, i cili e ka fituar këtë çmim pesë herë në karrierë, ishte i tretë në votime dhe Ramosi, i cili luajti për disa vite përkrah portugezit në Real Madrid, e pranon se Messi e Ronaldo duhet të gjykohen ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

Ai, ashtu si Van Dijku, ka marrë shumë lëvdata gjatë viteve dhe është bërë i njohur si ndër më të mirët në pozitën e qendërmbrojtësit, mirëpo s’ka arritur ta pengojë monopolin e Ronaldos dhe Messit mbi Topin e Artë.

“Ata mund ta bëjnë një rezultat vetëm për Cristianon dhe Messit, varësisht nga rezultatet, dhe një tjetër për futbollistët e tjerë. Në fund, kjo do të ishte më e mirë për futbollin”, tha Ramosi, duke qeshur, për TUDN.

Gjatë 14 vjetëve të tij në Santiago Bernabeu, Ramosi i ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe po aq të La Ligës – përderisa e ka fituar edhe Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës me Spanjën. 

(Kosova Sot Online)