Barça e merr vendimin përfundimtar për Rakiticin

  • 10 December 2019 - 15:46
Barça e merr vendimin përfundimtar për Rakiticin

Gjiganti katalunas llogarit në mesfushorin kroat edhe në pjesën e dytë të kampionatit.

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Ivan Rakitici në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Gjiganti katalunas në fakt llogarit në shërbimet e mesfushorit kroat edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Ish-futbollisti i Sevillës nuk kishte hapësira në fillim të këtij sezoni dhe e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Camp Nou.

Mirëpo, duke i pasur parasysh angazhimet e shumta, Barça ka nevojë për bankë të pasur pasi i nevojiten rotacionet e kohëpaskohshme.

Për Rakiticin interesim në Spanjë ka shfaqur Atletico Madridi, ndërsa në Itali e duan Milani e Interi.

(Kosova Sot Online)