Trajneri i Montpellier: Neymari i provokon kundërshtarët dhe qan kur e godasin

  • 10 December 2019 - 15:59
Trajneri i Montpellier: Neymari i provokon kundërshtarët dhe qan kur e godasin

Neymari është bërë cak i kritikave të Michel Der Zakarian, trajnerit të Montpellier, pasi që këtij të fundit nuk i pëlqen stili i lojës dhe sjellja e brazilianit në fushën e lojës.

Fundjava e Montpellier u mbyll me disfatën në shtëpi me rezultat 3:1 kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa gjatë ndeshjes iu ndëshkua edhe njëri futbollist, Pedro Mendes, me karton të kuq.

Neymari e konkretizoi në gol gjuajtjen e lirë të akorduar pasi Mendes ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë të ndeshjes. Pas ndeshjes, Der Zakarian nuk ishte aspak i kënaqur me Neymarin.

“Ai e ka një stil të lojës që gjithmonë i provokon kundërshtarët më aftësitë dhe driblimet e tij. Kur atë e godasin, pastaj është gjithmonë duke qarë”, u shpreh trajneri Der Zakarian.

Neymari ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit pasi që edhe raportohet se ai ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Kërkesa e parisienëve prej 300 milionë eurove për Neymarin tashmë ka ndryshuar dhe klubi është i gatshëm t’i shqyrtojë edhe ofertat në vlerë prej 180 milionë eurove për shitjen e brazilianit.

Qëndrimi i PSG-së ndaj Neymarit ka ndryshuar falë edhe qëndrimit që klubi po detyrohet ta mbajë drejt Kylian Mbappes, të cilin nuk dëshiron ta lejojë të largohet në asnjë mënyrë verën e ardhshme.

(Kosova sot Online)