“Ja çfarë ndodhi kur e quajta m*t Ibrahimovicin”

  • 10 dhjetor 2019 - 17:42
“Ja çfarë ndodhi kur e quajta m*t Ibrahimovicin”

Portieri i Lille, Mike Maignan, ka treguar se e kishte quajtur “sulmues m*t” Zlatan Ibrahimovicin, kur të dy ishin pjesë e Paris Saint-Germain. Por, çfarë e kishte habitur atë ishte reagimi i sulmuesit suedez më pas.

Portieri 24-vjeçar është veçuar për paraqitjet e tij për Lille sezonin e kaluar, duke i ndihmuar skuadrës së tij të përfundojë në vendin e dytë pas PSG-së në Ligë 1.

Duke folur në prag të ndeshjes me Chelsean në Ligën e Kampionëve, Maignan ka folur për kohën e tij në kryeqytetin francez.

Ai ishte pjesë e të rinjve të PSG-së nga viti 2009, para se të promovohej në ekipin e parë më 2012. Ai iu bashkua Lilles më 2015 pa e zhvilluar asnjë ndeshje për ekipin e parë të PSG-së, por ai u ndesh me Ibrahimovicin në stërvitje, gjatë të cilave kishte ndodhur një incident i cili e kishte bërë superyllin suedezin të ketë respekt për të.

“Edhe pse sot nuk jemi në kontakt, më pëlqen ai. Ai është i sinqertë. Ai e thotë atë që ka për ta thënë dhe ta thotë në fytyrë. Ama kur flet me të, duhet të jesh i kujdesshëm, sepse nuk je shumë i përkryer”, tha Maignan.

“Ai më ngacmoi dhe unë iu përgjigja. Për disa njerëz nuk ishte normale sepse unë isha vetëm 17 vjeç, ama për mua ishte gjëja e duhur për ta bërë”, shtoi ai.

“Ai po i ushtronte goditjet dhe topi fluturonte pranë meje 400 kilometra në orë! As Gianluigi Buffon e Julio Cesar nuk do të mundë t’i ndalnin ato goditje”, vazhdoi ai.

“Ibra më tha: ‘Je portier m*t’. Mua nuk m’u duk e drejtë. Herën tjetër, kur ai goditi, unë ia ndala topin. Dhe iu përgjigja: ‘Je sulmues m*t’. Ai thjesht më vështroi dhe nuk tha gjë. Kur u kthyem në zhveshtore, ai më ndali. Më tha se gjithçka ishte në rregull dhe se i pëlqente personaliteti im”, zbuloi ai. 


(Kosova Sot Online)