Liverpooli me treshen e famshme synon kualifikimin kundër Salzburgut

  • 10 December 2019 - 18:00
Liverpooli me treshen e famshme synon kualifikimin kundër Salzburgut

Liverpooli do të kërkojë të kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, sonte në ndeshjen e fundit në grup kundër Salzburgut, në mënyrë që ta vazhdojë garë për ta mbrojtur titullin evropian.

Skuadra e Jurgen Kloppit e viziton sonte stadiumin Red Bull Arena në Salzburg, duke qenë e vetëdijshme se disfata mund t’ia sjellë eliminimin tronditës nga gara të cilën e fitoi para gjashtë muajve.

Liverpooli për momentin është në krye të Grupit D, me një pikë më shumë sesa Napoli që është në vend të dytë dhe tre pikë më shumë sesa kundërshtari i sotëm, Salzburgu.

Genku radhitet në fund të grupit, me një pikë të fituar nga pesë ndeshjet deri më tani.

Fitorja apo barazimi, i mjaftojnë të kuqve kalimin e fazës grupore.

Salzburg do të kualifikohet nëse fiton.

Xherdan Shaqiri është në stol, me Klopp që ka vendosur të luajë në sulm me treshen e famshme Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
 


(Kosova Sot Online)