“Kur e takova Zidanin po dridhesha i tëri”

  • 10 December 2019 - 18:39
“Kur e takova Zidanin po dridhesha i tëri”

Ylli i ri i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka zbuluar se ishte aq nervoz kur e kishte takuar trajnerin Zinedine Zidane saqë ishte dridhur i tëri.

18-vjeçari iu bashkua Real Madridit nga Santosi në verë dhe tashmë ka lënë mbresa në Bernabeu, duke i shënuar dy gola në La Liga dhe tri në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar Vinicius Juniorin.

Ai e pranoi, megjithatë, se kur u përball për herë të parë me trajnerin tri herë fitues të Ligës së Kampionëve Zidane, ishte shumë nervoz.

“Kur e takova Zidanin, fillova të dridhem. Dikur i shikoja videot e tij si lojtar dhe tani ai është trajneri im. Është çmenduri”, tha Rodrygo.

“U gëzova shumë që e takova, por isha shumë nervoz”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)