Liverpooli dhe Napoli kualifikohen në 1/8 e finales në Champions

  • 10 December 2019 - 20:57
Liverpooli dhe Napoli kualifikohen në 1/8 e finales në Champions

Liverpooli i ka mbajtur gjallë shpresat për ta mbrojtur titullin në Ligën e Kampionëve, pasi u kaloi në 1/8 e finales duke e mposhtur 2:0 Salzburgun në ndeshjen e fundit në Grupin E. Ndërkohë, edhe Napoli e ka siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira, pasi e mundi 4:0 Genkun.

Skuadra e Jurgen Kloppit e vizitoi Red Bull Arena, duke e ditur se humbja do ta eliminohet nga gara evropiane, por Naby Keita dhe Mohamed Salah u përkujdesen që të kuqtë të kualifikohen duke i shënuar dy golat e fitores.

Kampioni në fuqi kualifikohet si fitues i grupit.

Salzburgu u eliminua, por do të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane – pasi përfundoi i treti në grup.

Ndërkohë, Napoli u kualifikua në 1/8 e finales falë një paraqitjeje brilante të Arkadiusz Milik.

Sulmuesi polak realizoi het-trik, ndërsa Dries Mertens e shënoi golin tjetër.

Genku e mbyll fazën grupore në vendin e fundit dhe eliminohet nga cdo garë evropiane për këtë sezon. 


(Kosova Sot Online)