Edhe Chelsea, Valencia, Leipzig dhe Lyon kualifikohen në mesin e 16 më të mirëve në Champions

  • 10 December 2019 - 23:14
Edhe Chelsea, Valencia, Leipzig dhe Lyon kualifikohen në mesin e 16 më të mirëve në Champions

Chelsea, Valencia, RB Leipzig dhe Lyon janë bërë skuadrat më të fundit që e kanë siguruar një biletë për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjeve të xhiros së fundit grupet e tyre përkatëse të martën.

Valencia e mundi Ajaxin 1:0, cka nënkupton se e fitoi Grupin H dhe u kualifikua si e para. Pas saj u kualifikua Chelsea nga pozita e dytë, pas fitores 2:1 ndaj Lille.

Ajaxi, gjysmëfinalisti i vitit të kaluar, përfundoi i treti dhe do të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane.

Lille, ndërkohë, e mbylli grupin në vendin e fundit dhe eliminohet nga garat evropiane.

Ndërkohë në Grupin G, RB Leipzig barazoi 2:2 me Lyonin, çka i mjaftoi për ta fituar Grupin dhe për t’u kualifikuar nga pozita e parë.

Lyoni kualifikohet nga pozita e dytë.

Përkundër fitores 3:2 ndaj Zenitit, Benfica nuk ia doli të kualifikohet dhe do të luajë në Ligën e Evropës.

Zeniti eliminohet nga garat evropiane si e fundit në grup. 


(Kosova Sot Online)