Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

  • 11 December 2019 - 08:22
Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

Napoli ka shkarkuar zyrtarisht Carlo Ancelotti nga posti i trajnerit.

Klubi këtë e ka konfirmuar me një komunikatë zyrtare, menjëherë pas ndeshjes me Genk ku fituan 4-0, ku edhe kaluan tutje në mesin e 16 më të mirave të Evropës.“SSC Napoli ka vendosur të revokojë rolin e trajnerit të ekipit të parë nga Z. Carlo Ancelotti”. “Raporti i miqësisë, admirimit dhe respektit reciprok midis klubit, Presidentit të tij dhe Carlo Ancelotti mbetet i paprekur”, thuhet në deklaratë. Ka klube që e duan trajnerin me Arsenalin dhe Evertonin që janë të lidhura me të tash e një kohë. Trajneri 60-vjeçar mori detyrën te Napolit në korrik të vitit 2018, pasi Maurizio Sarri u largua drejt Chelseat. Ai e mbylli me Napolin në vendin e dytë në Serie A në sezonin e tij të parë. Ancelotti pati 72 ndeshje me Napolin, ka marr 38 fitore, 19 barazime dhe 15 humbje.

Skuadra e tij shënoi 126 gola dhe pranoi 71, mesatarisht 1.85 pikë për lojë.

(Kosova Sot Online )