Kundërshtarët e mundshëm të Barcës në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

  • 11 December 2019 - 08:29
Kundërshtarët e mundshëm të Barcës në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Barcelona është kualifikuar në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga pozita e parë në Grupin F dhe tashmë dihen skuadrat potenciale që mund t’i bien në short për fazën e eliminimit direkt.

Në fazën tjetër, Blaugranët do të luajnë ndaj njërës prej skuadrave që ka përfunduar në vend të dytë në grupin e vet. Njëherësh, katalunasit nuk mund të luajnë kundër ekipeve spanjolle në këtë fazë, si edhe ndaj Borussia Dortmundit që ishte pjesë e grupit të tyre.

Më poshtë janë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës:

Tottenham Hotspur

Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb ose Atalanta (varësisht cila kualifikohet të mërkurën)

Bayer Leverkusen (nëse Atletico Madridi dështon të kualifikohet)

Napoli

Lyoni

Chelsea

(Kosova Sot Online )