Lampard, pas shkarkimit të Ancelottit: Ai mund të punojë ku të dojë

  • 11 December 2019 - 09:37
Lampard, pas shkarkimit të Ancelottit: Ai mund të punojë ku të dojë

Frank Lampard beson se Carlo Ancelotti e ka aftësinë për ta drejtuar cilëndo skuadër në botë, pasi lajmit se Napoli e ka shkarkoi trajnerin italian me përvojë të gjatë në futboll.

Vendimi për shkarkimin e Carlo Ancelottit ishte pritur që të paktën një javë dhe u shty deri në këtë moment vetëm për shkak se Napoli e kishte edhe ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në mesjavë.

Vetëm pak orë pas fitores me rezultat 4:0 kundër Genkut, që e çoi Napolin në fazës e eliminatore, Ancelotti u takua me presidentin Aurelio De Laurentiis në Hotel Vesuvio dhe aty iu bë e ditur se e ka humbur postin e tij.

Një deklaratë u lëshua nga klubi pastaj për shkarkimin e trajnerit, i cili vetëm pak orë më parë kishte thënë se nuk do të jepte dorëheqje. Trajneri i Chelseat Lampard, i cili kishte luajtur nën drejtimin e italianit në Stamford Bridge, sugjeroi se 60-vjeçari s’do ta ketë të vështirë të gjejë klub të ri.

“Unë kam respekt të madh për të, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Unë e di se e ka pasur të vështirë gjatë kohëve të fundit. Unë i pashë intervistat e tij para ndeshjes dhe mendoj se ai e shfaqi klasin e tij në këtë periudhë të vështirë”, ka thënë Lampardi.

“Ai e mban veten në mënyrë brilante. Mendoj se ai mund të punojë kudo në botë në nivelin më të lartë të futbollit, natyrisht”.

Tani, në vend të tij pritet të emërohet Gennaro Gattuso, i cili raportohet se ka pranuar kontratë deri më qershor të vitit 2021. Sipas, Sportmedia, ai do t’i fitojë 1.5 milionë për gjysmën e sezonit të mbetur, ndërsa nga 3 milionë euro për sezonet e tjera.

Megjithatë, Sky Sport Italia pretendon se marrëveshje për Gattuson është vetëm gjashtëmuajshe me opsionin për ta rinovuar automatikisht nëse Napoli arrin të radhitet në mesin e top katërshes së Italisë. 

(Kosova Sot Online)