U përlesh me tifozët e klubit të vet, Depay zbulon detajet

  • 11 December 2019 - 11:13
U përlesh me tifozët e klubit të vet, Depay zbulon detajet

Memphis Depay pretendon se ai dhe lojtarët e tjerë të Lyonit u pështynë nga tifozët e vet, pasi që tentuan ta largojnë një pankartë ofenduese për mbrojtësin brazilian Marcelon.

Përkundër që klubi francez arriti ta përmbysë rezultatin nga dy gola deficit në barazim me rezultat 2:2 kundër Leipzigut, duke e siguruar kështu kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, disa tifozë të Lyonit s’ishin të lumtur në fund të ndeshjes.

Një flamur ku shihej një gomar dhe shkruhej mesazhi “Marcelo largohu nga klubi” e zemëroi Depayn, i cili shkoi të konfrontohet me tifozin që e mbante atë flamur në fund të ndeshjes. Pas përleshjes që u nxit, Depay zbuloi detajet në një intervistë.

“Jam i mërzitur, i zemëruar. Ne nuk luajtëm më së miri, por arritëm të kualifikohemi. Ne dhamë gjithçka nga vetja”, tha Depay në një intervistë të dhënë për RMC Sport.

“Kur dikush nga skuadra nuk e ka mbështetjen e tifozëve, çfarë duhet të prisni nga lojtarët e tjerë?”

“Kush ka kohë ta bëjë një pankartë të tillë? Njerëzit kanë fëmijë, shkojnë në punë. Kush ka kohë ta pikturojë një gomar? Nëse ke kohë për këtë, atëherë duhet të bësh diçka më të mirë me jetën tënde”.

“Ata na pështynë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.

Depay është dëshmuar të jetë vendimtar për klubin në Evropë këtë sezon me pesë gola të shënuara, përderisa ai i ka grumbulluar nëntë gola në 12 paraqitjet e tij në Ligue 1.

(Kosova Sot Online)