Rashica garon për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë, ja si mund ta votoni

  • 11 December 2019 - 14:37
Rashica garon për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë, ja si mund ta votoni

Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë. Edhe ju mund t’i ndihmoni me votën tuaj kosovarit ta fitojë këtë çmim.

Milot Rashica i Werder Bremenit, Marcel Sabitzer i Leipzigut, Timo Werner i Leipzigut, Patrick Herrmann i Monchengladbachut, Philipp Max i Augsburgut dhe Christopher Nkunku i Leipzigut janë në garë për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Bundesligë.

Për të votuar për Rashicën, klikoni këtu.

“Ka ardhur koha t’ia rritni vlerësimin, @EASPORTSFIFA. Raketa jonë, Milot Rashica, është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë për muajin nëntor”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit.

Në muajin tetor këtë çmim e kishte fituar Serge Gnabry i Bayern Munichut, ndërsa fituesi për muajin nëntor shpreson të jetë Rashica.

(Kosova Sot Online)