Man Utd, i gatshëm ta shesë Pogban verën e ardhshme

  • 11 December 2019 - 15:37
Man Utd, i gatshëm ta shesë Pogban verën e ardhshme

“Djajtë e Kuq” mund ta shesin mesfushorin francez gjatë verës së ardhshme, ndërsa tashmë i kanë gjetur alternativat e tij. Interesim për Pogban kanë shfaqur Real Madridi, Barcelona e Juventusi

Manchester United është i gatshëm ta shesë Paul Pogban në fund të sezonit aktual.

Mesfushori francez dëshironte të largohej nga “Old Traffordi” gjatë verës që shkoi, por në fund nuk pati një ofertë konkrete për të edhe pse thuhej se Real Madridi kishte shprehur interesim.

Mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se “Djajtë e Kuq” madje janë duke e kërkuar pasardhësin e kampionit të botës me Francën.

United i pëlqen Donny van de Beekun e Ajaxit dhe Saul Niguezin e Atletico Madridit, të cilët i sheh si pasardhës të Pogbas.

Për mesfushorin francez, krahas Realit thuhet se interesim kanë shfaqur edhe Barcelona e Juventusi. 

(Kosova Sot Online)