Arsenali planifikon bisedimet me Ancelottin e shkarkuar nga Napoli

  • 11 December 2019 - 15:56
Arsenali planifikon bisedimet me Ancelottin e shkarkuar nga Napoli

Arsenali do t’i fillojë së shpejti negociatat me Carlo Ancelotti, pasi që italiani u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit italian të martën në mbrëmje.

Klubi londinez është në kërkim të një trajneri permanent, pas shkarkimit të Unai Emeryt para dy javëve. Për momentin, përkohësisht, punën e trajnerit po e kryen legjenda e klubit, Freddie Ljunberg.

Shume emra janë përmendur si kandidatë potencial për postin e trajnerit te Arsenali, por Ancelotti është ndër favoritët, veçanërisht pas shkarkimit të tij nga Napoli mbrëmë.

60-vjeçari mund të tundohet nga mundësia e kalimin në Angli, pasi që ai e kishte pasur një periudhë të suksesshme atje me Chelsean.

Përkundër që edhe Evertoni është interesuar për Ancelottin, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, raporton se Arsenali tashmë i ka planifikuar negociatat me italianin.

Pas Chelseat, ai e kishte vazhduar karrierën me Paris Saint-Germainin, Real Madridin dhe Bayern Munichun, para se t’i bashkohej Napolit në maj të vitit 2018, për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin.

(Kosova Sot Online)