Interi e do dyshen e Barcelonës

  • 11 December 2019 - 16:33
Interi e do dyshen e Barcelonës

Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic janë objektivat kryesorë të “Nerazzurri” për afatin kalimtar të janarit.

Interi po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri Antonio Conte ka kërkuar futbollistë cilësorë mbi të gjitha në mesfushë.

Për këtë, “Nerazzurri” ia kanë vënë syrin dyshes së Barcelonës, Arturo Vidal e Ivan Rakitic.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Marca”. 

Të dy futbollistët janë të mllefosur me faktin se nuk po kanë hapësira të mjaftueshme në Camp Nou dhe nuk përjashtohet mundësia të largohen gjatë janarit.

Interi u eliminua nga Champions League mbrëmë pasi u mposht pikërisht nga Barcelona.

Dhe, Zikaltrit e kishin mundësinë t’i shihnin nga afër të dy lojtarët.

Interesim për Rakiticin ndërkohë ka shfaqur edhe Milani.

(Kosova Sot Online)