Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit në fazën e dytë të Champions

  • 11 December 2019 - 17:41
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit në fazën e dytë të Champions

Real Madrdi ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, nga pozita e dytë në Grupin A.

Madrilienët kanë grumbulluar vetëm tetë pikë, pesë më pak se PSG, dhe ndeshjen e sotme ndaj Club Brugge do ta luajnë vetëm për statistika.

Në rrethin e ardhshëm, Real Madridin e pret një punë shumë e vështirë. 

Skuadra e Zinedine Zidane, ka pesë kundërshtarë të mundshëm në short, katër prej të cilëve janë shumë të fortë.

Reali do të takohet me një nga Juventus, Liverpool, Bayern Munchen, Manchester City ose Leipzig.

Kampionin e shumëfishtë evropian, e pret një punë shumë e vështirë për të arritur suksese edhe në këtë edicion në Champions.

Image

(Kosova Sot Online)