Interi e Atletico pas Giroudit

  • 11 December 2019 - 18:09
Interi e Atletico pas Giroudit

Sulmuesi francez është i pakënaqur në Chelsea dhe pritet të largohet nga Londra gjatë janarit.

Olivier Giroud pritet të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez është i pakënaqur me minutazhin që po i ofrohet në “Stamford Bridge” dhe i ka bërë valixhet gati.

Sipas mediave britanike, ish-futbollisti i Arsenalit është bërë objektiv i Interit dhe Atletico Madridit. 

Përfaqësuesi francez ka kontratë deri në fund të sezonit me “Blues”, ndërsa trajneri Frank Lampard i preferon më shumë sulmuesit Tammy Abraham e Michy Batshuayi.

FIFA ia hoqi dënimin Chelseat, i cili mund të blejë lojtarë nga janari.

Prandaj, me largimin e Giroud, klubi londinez pritet ta sjell një tjetër sulmues,

Francezi ka dështuar ta tregojë veten tek fituesi i fundit i Europa Leagues.

(Kosova Sot Online)