Dinamo i shënon gol të mrekullueshëm Manchester Cityt

  • 11 December 2019 - 19:14
Dinamo i shënon gol të mrekullueshëm Manchester Cityt

Dinamo Zagreb ka kaluar në epërsi kundër Manchester City, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kroatët në përpjekje për të mbetur në Ligën e Kampionëve.

Dani Olmo shënoi me vollei pas një superaksioni nga vendasit, duke e kaluar Dinamon në epërsi 1:0 në minutën e 10-të.

Dinamo është duke luftuar për kualifikim në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions, ndërkohë që Manchester City e ka siguruar kualifikimin një xhiron e kaluar.

(Kosova Sot Online)