Marotta i mbyll dyert Gabigolit te Interi, por paralajmëron klubet që e duan

  • 11 December 2019 - 20:19
Marotta i mbyll dyert Gabigolit te Interi, por paralajmëron klubet që e duan

U shpall futbollisti golashënuesi i Copa Libertadores, por edhe i kampionatit brazilian të futbollit, me numra të frikshëm, por Gabriel Barbosa tashmë pasi të mbarojë Botërori i Klubeve, duhet të vendosë të ardhmen e tij.

Huazimi te Flamengo përfundon në janar dhe duhet të gjendet një akord i ri për të vazhduar, ose do të kthehet në bazë, te Interi. Por, Beppe Marotta, administratori i deleguar zikaltër, në një bisedë me ESPN, ka sqaruar të ardhmen e Gabigolit.

"Eshtë një futbollist i madh, por në këtë moment kemi një grup sulmuesish me cilësi si Lukaku, Martinez, Sanchez, Esposito dhe Politano. Gabigol nuk është në planet tona, por vlera e tij është e madhe".

(Kosova Sot Online)