Atalanta vazhdon ta shkruajë historinë, kalon në 1/8 e finales në Champions

  • 11 December 2019 - 20:56
Atalanta vazhdon ta shkruajë historinë, kalon në 1/8 e finales në Champions

Atalanta e ka shkruar historinë e klubit, duke u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori, pasi e mundi Shakhtar Donetskin në ndeshjen e fundit në Grupin C.

Atalanta, e cila e siguro pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë 112-vjeçare të klubit, e mundi 3:0 Shakhtarin të mërkurën në Kharkiv.

Kalimit të klubit italian në 1/8 e finales në garën më prestigjioze evropiane për klube nga pozita e fundit në grup në xhiron e fundit, i kontribuoi edhe Manchester City që e mundi Dinamo Zagrebin 4:1.

Atalanta, Shakhtar dhe Dinamo u futen në xhiron e fundit të gjitha me mundësi kualifikimi, por vetëm klubi italian ia doli të kualifikohet.

(Kosova Sot Online)