Bayern Munich në epërsi ndaj Tottenhamit me gol qesharak

  • 11 December 2019 - 21:52
Bayern Munich në epërsi ndaj Tottenhamit me gol qesharak

Bayern Munich e ka kthyer epërsinë kundër Tottenham Hotspur, në ndeshjen e fundit mes tyre në fazën grupore në Ligën e Kampionëve, e cila po zhvillohet momentalisht në Munih.

Thomas Muller shënoi për 2:1 për Bayernin në minutën e fundit të pjesës së parë, duke u gjendur më së miri në një tollovi të shkaktuar në mbrojtjen e skuadrës angleze.

Edhe Bayern edhe Tottenham e kanë siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions.

(Kosova Sot Online)